Lojërat e Fatit

lojtare femra ne kazino

Lojërat e Fatit

Masat përkatëse për distancimin social janë marrë plotësisht në zonën e lojërave, me vende të hapura dhe distancë midis makinave elektronike. Me më shumë se 300 lojëra fati, entuziazmi ju pret në çdo kënd të Grand Casino Tirana. Zona jonë e gjerë e argëtimit ofron një larmi të jashtëzakonshme të lojërave elektronike më të fundit.

Ruleta Elektronike

Kjo lojë është automatike pa praninë e dealer-it.Elementi më i veçantë i ruletës është rrota me 37 numra nga 0 në 36. Fushat janë në ngjyrë të kuqe dhe të zezë, përveç fushës zero (0), e cila është në ngjyrë jeshile. 

Rrota lëviz me ndihmën e elektro-mekanikës, dhe topi hidhet në lojë me ndihmën e ajrit të kompresuar. Shpejtësia e lëvizjes së rrotës dhe fuqia e goditjes së topit ndryshojnë nga loja në lojë. Lojtarët kanë një ekran me prekje në pozicionet e tyre të lojës, ku mund të vendosin baste në numrat apo kombinimet më të përshtatshme për ta. 

Kryesisht, ruletat elektronike përcaktojnë tre kombinimet më të zgjedhura me të cilat mbulojnë të gjithë numrat. Por mbetet në varësi të lojtarit nëse dëshiron të zgjedhë këto kombinime për lojën e tij apo jo. Këto lojëra janë:

Seritë e mëdha - lojë me 9 çips (2 çips në radhën 0-2-3 dhe 2 çips në radhën 25-29, dhe më pas 1 çip në palët 4-7, 12-15, 18-21, 19- 22 dhe 32-35)

Seritë e vogla - lojë me 6 çips (1 çip në palët 5-8, 10-11, 13-16, 23-24, 27-30 dhe 33-36) 

Orphans - lojë me 5 çips (një çip tek 1 e më tej një çip në palët 6-9, 14-17, 17-20 and 31-34).

Lojëra Live

tavolina e pokerit te grand casino tirana

Ruleta Amerikane

Ruleta Amerikane është ndër lojërat e tavolinës më të famshme në kazinotë e Shteteve të Bashkuara. Kjo lojë ka tendencë të fitojë edhe më shumë popullaritet në kazinotë në Azi dhe Evropë, pasi fokusi i tyre momentalisht është kryesisht në versionin evropian të ruletës. Rrota e ruletës amerikane ka 37 ose 38 ndarje duke përfshirë numrat nga 1 në 36, 0 dhe 00. Numrat nga 1 deri në 36 janë respektivisht në ngjyrë të kuqe dhe të zezë, ndërsa 0 dhe 00 janë në ngjyre jeshile.

Qëllimi kryesor që ndjek çdo lojtar është të parashikojë se në cilin numër do të ngecë topi i ruletës. Për ta bërë këtë, të gjithë lojtarët vendosin baste në një numër të veçantë, pas së cilit dealer-i e kthen rrotën e ruletës në një drejtim dhe e rrotullon topin në të kundërt. Pasi topi të gjejë rrugën e tij në një numër të caktuar, lojtarët që e kanë parashikuar këtë numër paguhen."

Blackjack

Blackjack është një lojë krahasuese midis Lojtarit dhe Dealer-it. Lojtarët do të garojnë me dealer-in, jo lojtarët e tjerë në tavolinë. Loja luhet me 6 pako nga 52 letra. Qëllimi i lojës është që lojtari të mundë dealer-in, gjë që mund të ndodhë në disa mënyra nëse arrin një rezultat më të lartë se dealer-i (pa e tejkaluar 21): 'Stand' mbani letrat që keni dhe lejoni që dealer-i të tërheqë letra shtesë derisa dora e tyre të tejkalojë 21 ose 'Bust' apo 'Blackjack' kur dy letrat e para të një lojtari arrijnë 21 pikë totale (kombinimi i As-it me letrat me vlerë 10, J, Q, K).

GCT Stud Poker

Grand Casino Tirana Stud Poker është një variant i Stud Poker të Karaibeve ku lojtari mund të blejë 1 letër për një Ante ose 2 letra për një Ante e gjysmë. Dora kualifikuese e dealer-ve duhet të jetë As / Mbret ose më e lartë.

GCT Ultimate Texas

Loja e GCT ULTIMATE TEXAS kërkon që çdo lojtar të formojë një dorë me pesë letra më të lartë se dora e dealer-it. Të gjithë lojtarët dhe dealer-i do të marrin secili nga dy letra në ndarjen fillestare. Këto letra do të kombinohen me pesë letrat e në tokë për të krijuar dorën më të mirë me pesë letra. 

GCT Ultimate Texas lejon lojtarët të vendosin baste në mënyrë agresive. Sa më herët të vendoset një bast, aq më shumë mund të rrezikojnë dhe të fitojnë. Nëse një lojtar vendos bast pre-flop, mund të vendosë bast tre ose katër herë më shumë se basti Ante. Nëse vendosin bast në flop, lojtarët duhet të dyfishojnë bastin e vendosur gjatë Ante fillestar. Nëse presin derisa të gjitha kartat në tokë janë të zbuluara, lojtarët mund të vendosin bast vetëm shumë të njëjtë me Ante-n. 

GCT Ultimate Texas gjithashtu përmban një bast Trips bonus opsional. Lojtarët mund të fitojnë bastin e Trips bonus nëse dora e tyre e fundit me pesë letra është një kombinim me tre ose më shumë letra të një lloji.

Baccarat

Baccarat njihet edhe si punto banco. Është jashtëzakonisht e famshme në mesin e lojtarëve që luajnë me shuma të larta dhe atyre aziatikë. Në Makau, Baccarat është një lojë mjaft dominante. Edhe pse loja duket elegante dhe serioze, ajo është me të vërtetë aq e thjeshtë sa bastet për hedhjen e një monedhe. Katër letrat e para do të shpërndahen në sekuencë, me letra shtesë të tërhequra sipas Tabelës së Lojës të detajuar në këto procedura. 

Të gjitha letrat mbretërore (me figura) dhe letrat me vlerën 10 do të kenë vlerë zero (0). Të gjitha letrat e tjera do të llogariten në vlerën që kanë, për shembull As-i me vlerën një (1). Secila dorë do të ketë maksimumi tre letra dhe dora me shumën totale më të lartë do të fitojë.

Të gjitha pagesat do të kontrollohen nga dealer-i në përputhje me variantin e lojës që operohet. Të gjitha bastet fituese të lojtarit do të paguhen me marrëveshje 1 në 1 (madje edhe në vlerë monetare). Të gjitha bastet fituese të bankerit do të ndryshojnë në varësi të variacionit të lojës.

Texas Hold’em Poker

Loja më e famshme e Pokerit në botë me më shumë tavolina, më shumë turne dhe më shumë njerëz për të sfiduar se kurrë më parë. Është Texas Hold 'Em Poker, ashtu siç ju doni ta luani! 

Grand Casino Tirana është destinacioni i fansave të kazinosë dhe lojtarëve të pokerit si ju! Do të ndiheni si në shtëpi në komunitetin tonë miqësor të Pokerit!